“Buxheti qytetar” paraqet një mjet bazë për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së komunës. Në të do të shpjegohen të hyrat dhe shpenzimet e komunës gjatë vitit, procesi i miratimit të buxhetit dhe aktivitetet e projektit që duhet të realizohen gjatë vitit.
Qëllimi i përgatitjes së Buxhetit qytetar është që të sigurohet informim më i madh i qytetarëve për buxhetin e komunës në mënyrë më të lehtë dhe më të qasshme.
Sipas Ligjit për Buxhetet, buxheti i vetëqeverisjes lokale është plan vjetor i të ardhurave, të hyrave të tjera dhe mjeteve të miratuara. Në të janë të përfshirë: buxheti bazë, buxhetin e aktiviteteve vetë-financuese, buxheti i donacioneve, buxheti i dotacioneve dhe huamarrja.
Në procesin e buxhetimit, përmbajtja dhe programet nga të cilat përbëhet buxheti janë të harmonizuara me mënyrën e unifikuar të përgatitjes dhe hartimit të buxhetit, të përcaktuar nga Ministria e Financave. Buxheti komunal përbëhet nga pjesa e përgjithshme dhe pjesa e veçantë.
Pjesëmarrësit kryesorë në procesin e buxhetimit të vetëqeverisjes lokale janë: Ministria e Financave, Kryetari i komunës, Këshilli i komunës, shfrytëzuesit e buxhetit, qytetarët e komunës, shoqatat e ndryshme dhe organizatat joqeveritare dhe administrata komunale.