Pyetjet e shpeshta

“Buxheti qytetar” paraqet një mjet bazë për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së komunës. Në të do të shpjegohen të hyrat dhe shpenzimet e komunës gjatë vitit, procesi i miratimit të buxhetit dhe aktivitetet e projektit që duhet të realizohen gjatë vitit. Qëllimi i përgatitjes së Buxhetit qytetar është që të sigurohet informim më i madh i qytetarëve për buxhetin e komunës në mënyrë më të lehtë dhe më të qasshme.

Nëse ndonjë pjesë e procedurës së përdorimit të aplikacionit është e paqartë për ju, na shkruani në gragjanskibudzet@metamorphosis.org.mk

Jo, nuk është patjetër t’i përdorni të gjitha zërat dhe fushat që i ofron aplikacioni. Ju mund të bëni një buxhet qytetar sipas tekës suaj, duke i përdorur vetëm fushat që mendoni se janë të nevojshme.

Çdo komunë mund ta përdorë pa pagesë mjetin e Buxhetit Qytetar për të krijuar buxhetet e veta qytetare. Nëse jeni i punësuar në ndonjë komunë, mjafton të regjistroheni në emër të komunës Suaj, duke e plotësuar formularin e regjistrimit. Pas regjistrimit, ne do ta verifikojmë identitetin Tuaj, dhe Komuna do të ketë llogarinë e saj të përdoruesit në “Buxhetin Qytetar”!