KUSH JEMI NE

Platforma menaxhohet nga Fondacioni Metamorfozis. Metamorfozis është fondacion i pavarur, jopartiak dhe jofitimprurës me seli në Shkup, Maqedonia e Republikës. Misioni i Fondacionit Metamorfozis është të kontribuojë në zhvillimin e demokracisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës përmes zbatimit novator dhe shpërndarjes së njohurive. Vlerat tona kryesore janë transparenca, barazia dhe liria. Metamorfozis filloi me punë në vitin 1999 si pjesë e programit për botime elektronike të Fondacionit Instituti Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Në vitin 2004, u bë person juridik më vete.

MISIONI

Fondacioni e forcon vetëdijen dhe kapacitetin e qytetarëve dhe të shoqërisë civile për ta marrë rolin më të mirë të mundshëm si aktivistë për demokraci, duke e mbështetur pushtetin për ta përmbushur rolin e tij demokratik – të punojë në shërbim të shoqërisë.

VIZIONI

 Fondacioni Metamorfozis parashikon një shoqëri në të cilën qytetarët e angazhuar dhe të vetëdijshëm përdorin në mënyrë aktive mjete inovative për t’i ushtruar të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre civile, një shoqëri në të cilën ata janë të kujdesshëm sa i përket ndikimit dhe kërkimit të përgjegjësis nga autoritetet, duke siguruar me këtë rast një qeverisje demokratike, të përgjegjshme dhe të përgatitur.